FC Drita është gati të hapë kapitullin e ri në arenën evropiane dhe njofton se të dielën (7 korrik) do të dalin në shitje biletat për përballjen e shumëpritur ndaj FC Differdange 03 nga Luksemburgu, që zhvillohet më 8 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Biletat do të jenë të disponueshme për blerje fizike nga ora 13:00 përballë Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku do të hapet pika zyrtare e shitjes për tifozët.
Për të gjithë ata që planifikojnë ta ndjekin ndeshjen në Prishtinë, në ditën e ndeshjes do të mund të blejnë biletat në tri pika të organizuara të shitjes brenda ambientit të stadiumit.
Çmimet e biletave janë: Tribuna Veriore – 3 euro, lLindore – 5 euro, Perëndimore – 10 euro dhe VIP – 20 euro (me katering all inclusive)
Kjo ndeshje është më shumë se një sfidë – është një mundësi për të përfaqësuar me krenari qytetin dhe klubin në arenën ndërkombëtare.
FC Drita fton të gjithë tifozët bardhekaltër, sportdashësit e Gjilanit dhe mbarë Kosovës, që të jenë pjesë e kësaj ndeshjeje të madhe dhe të përkrahin skuadrën në rrugëtimin e saj evropian!