Drita nis sonte ëndrrën evropiane

 

Skuadra kampione e Kosovës, Drita nga Gjilani, sonte (e martë) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me ekipin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League.

Në këtë ndeshje të rëndësishme, pritet jo vetëm një paraqitje e mirë nga ana e Dritës, por edhe një rezultat i favorshëm, që do ta afronte skuadrën më shumë drejt kualifikimit.

FC Differdange 03 është një nga klubet më të njohura në futbollin e Luksemburgut, me përvojë të konsiderueshme në garat ndërkombëtare, përfshirë pjesëmarrje të shpeshta në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.

 

Shpërndaj me të tjerët