Drita një hap larg historisë!

 

Skuadra bardhekaltër ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të “Conference League”, duke mposhtur FC Differdange 03 me rezultat 2:1 në Prishtinë.

Albert Dabiqaj zhbllokoi sfidën në minutën e 30, por mysafirët barazuan në minutën e 65 përmes A. Buchit. Megjithatë, Besnik Krasniqi, nga pika e bardhë në minutën e 80, riktheu epërsinë dhe i dha Dritës një fitore të çmuar para ndeshjes së kthimit në Luksemburg.

 

Shpërndaj me të tjerët