Drita është vetëm një hap larg suksesit historik, kualifikimit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Nëse gjilanasit e arrijnë këtë objektiv, në arkat e klubit do të hyjnë 3 milionë e 170 mijë euro, shuma e garantuar nga UEFA për çdo skuadër pjesëmarrëse.
Përveç kësaj, në fazën e grupeve Drita mund të shtojë edhe më shumë të ardhura: 400 mijë euro për çdo fitore dhe 133 mijë euro për çdo barazim.
Sfida vendimtare është përballë Differdanges nga Luksemburgu, rival të cilin gjilanasit tashmë e kanë mposhtur këtë vit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, fillimisht me rezultat 1:0 dhe më pas 2:1. Kjo u jep bardhë e klatërve besim të shtuar për ndeshjen e së enjtes (20:00) në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa kthimi luhet një javë më vonë në Luksemburg.
Pavarësisht periudhës jo të mirë me disa humbje radhazi, Drita e di se ka forcën për të shkruar historinë, ashtu siç e dëshmoi pikërisht kundër Differdanges në korrik.