Është dita e madhe për bardhekaltërit! Me moton “Është koha të luftojmë për ngjyrat tona!”, skuadra e Dritës do të zbresë sonte në fushë për t’u përballur me Shelbourne FC në Irlandë, në kuadër të garave të UEFA Conference League.
Kjo është ndeshja e tretë për gjilanasit në këtë rang evropian garash, pasi në dy përballjet e para kanë barazuar.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur optimist para sfidës, duke theksuar përgatitjen e mirë të skuadrës dhe besimin në rezultat pozitiv.
“Shpresojmë të kthehemi me rezultat pozitiv nga kjo përballje. Edhe pse skuadra rivale ka kualitete, ne jemi përgatitë dhe i hyjmë kësaj ndeshje për fitore,” deklaroi Ramadani.
“Çdo ndeshje është eksperiencë e re” ka thënë mbrojtësi Egzon Bejtullahu I cili ka shtuar dhe besuar në besim te suksesi, duke theksuar rëndësinë e çdo përballjeje ndërkombëtare.
“Çdo ndeshje është eksperiencë e re, si për mua ashtu edhe për të tjerët. Shpresoj që në fund të marrim rezultat pozitiv,” u shpreh Bejtullahu.

