Drita – Prishtina, ndeshje e mbetur që përmbyll stinorin vjeshtor

Drita – Prishtina, ndeshje e mbetur që përmbyll stinorin vjeshtor
Drita do ta zhvillojë ndeshjen e mbetur nga xhirot e mëhershme si vendëse ndaj Prishtinës, duel ky që njëkohësisht përmbyll stinorin vjeshtor të kampionatit.
Bardhekaltrit i hyjnë kësaj përballjeje me synim të qartë, fitoren dhe tri pikët e plota, pas barazimit të vështirë të javës së kaluar ndaj Malishevës.

Trajneri Ramadani ka bërë të ditur se Drita do të luajë lojën e saj, pa eksperimente taktike, duke kërkuar maksimumin nga ekipi.
Aktualisht, Drita renditet në pozitën e pestë me 26 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 30 pikë, çka e bën këtë përballje tejet të rëndësishme për renditjen në tabelë.
Pritet një ndeshje e fortë dhe interesante, edhe për faktin se trajneri aktual i Dritës, Zeka, ka qenë më herët kampion edhe me Prishtinën.
Takimi zhvillohet në Gjilan, në stadiumin me bar sintetik, me fillim nga ora 13:00.

Shpërndaj me të tjerët