Drita rikthehet me fitore ndaj Dukagjinit në mot me shi

 

Edhe pse me mungesë të disa titullarëve, Drita ka arritur të mposhtë me lehtësi Dukagjinin e Klinës, në kuadër të javës së shtatë të Albi Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite në Gjilan, nën reshjet e shiut, përfundoi me rezultatin 3:1 në favor të gjilanasve.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 20-të me golin e Dionis Isufit, por vetëm tre minuta më vonë, Liridon Balaj barazoi shifrat në 1:1. Në minutën e 54-t, Alb Manaj me një goditje me kokë e kaloi Dritën në avantazh 2:1, ndërsa rezultatin përfundimtar 3:1 e vulosi Salibu, duke i dhënë fund dilemes së kësaj sfide.

Me këtë fitore, Drita ngjitet më lartë në tabelën e klasifikimit duke arritur kuotën e 8 pikëve. Përveç rëndësisë në aspektin e garës, kjo fitore shihet edhe si një hap i madh drejt stabilizimit dhe tejkalimit të krizës së rezultateve që skuadra përjetoi gjatë gjashtë javëve të para të kampionatit.

 

Shpërndaj me të tjerët