Drita sfidon Llapin në transfertë, në përmbyllje të javës së tretë

 

Pas kualifikimit historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, kampionia e Kosovës, Drita, sot (ora 16:30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të përballet me Llapin, në ndeshjen e fundit të javës së tretë të Albi Superligës së Kosovës.

Deri më tani, gjilanasit kanë zhvilluar vetëm një takim në kampionat, atë kundër Ferizajt ku pësuan disfatë, ndërsa dueli me Drenicën është shtyrë. Nga ana tjetër, Llapi në dy ndeshjet e para ka një humbje dhe një barazim.

Edhe pse luan si mysafire, Drita shihet favorite, falë formës së treguar në arenën ndërkombëtare dhe kualitetit të lojtarëve në përbërje. Gjilanasit synojnë tri pikët e para të sezonit, ndërsa llapjanët do të bëjnë gjithçka për të ndalur kampionët e Kosovës.

 

Shpërndaj me të tjerët