Dy bomba në Gjilan: Zidane i ri dhe Pëllumbi forcojnë Dritën

 

FC Drita ka shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyer pauzën e kampionatit, duke afruar në radhët e veta dy përforcime të rëndësishme që pritet të sjellin energji dhe potencial të madh në skuadër.

I pari që ka nënshkruar me kampionët është Mamadou Ben Zidane, mesfushori 19-vjeçar që vjen nga ekipi francez SC Bastia. Me talentin dhe aftësitë e tij, ai shihet si një investim i madh për të ardhmen dhe një vlerë e shtuar për bardhekaltërit në garat vendore e ndërkombëtare.

Përveç tij, Drita ka afruar edhe një tjetër lojtar cilësor,  mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi.
25-vjeçari, me përvojë në kampionatet shqiptar, kroat dhe hungarez, i bashkohet klubit për të forcuar repartin defansiv. Pëllumbi është ish-përfaqësues i Shqipërisë U21 dhe njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë.

Me këto dy përforcime, Drita synon të rrisë konkurrueshmërinë dhe të jetë sa më e fortë në sfidat që e presin.

 

Shpërndaj me të tjerët