Pas paraqitjeve mbresëlënëse në Ligën e Konferencës, ku siguroi fazën e grupeve, Drita ka ngecur disi në kampionat, pasi në tri ndeshjet e para ende nuk e ka shijuar fitoren.
Pas pauzës dyjavore për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026, skuadra gjilanase rikthehet në fushë, kësaj radhe si mysafire e Prishtinës.
Përderisa “bardhekaltrit” e kryeqytetit kanë regjistruar dy fitore dhe një disfatë, Drita është përqendruar më shumë në arenën ndërkombëtare.
Tani, trajneri Zekirija Ramadani kërkon reagim nga ekipi i tij dhe tri pikë të plota në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:15, nën dritat e reflektorëve.
Prishtina kërkon të rikthehet pas humbjes zhgënjyese në Gjilan, ndërsa Drita, edhe pse nuk luan në fushën e saj, shihet si skuadra me më shumë përvojë dhe cilësi.
Aktualisht, Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar, me bilanc prej një barazimi dhe një humbjeje, duke grumbulluar vetëm një pikë, që e mban në vendin e parafundit të tabelës.
Ndërkohë, Prishtina është lider i Superligës me 6 pikë, falë dy fitoreve dhe një disfate, duke qenë gjithashtu ekipi më produktiv deri tani me 7 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.