Drita triumfon edhe në Luksemburg, kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Kampionëve

 

Kampioni i Kosovës, Drita, ka siguruar kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Differdange 03 në Luksemburg, me rezultat 3:2.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Arb Manaj, i cili realizoi dy gola, ndërsa golin tjetër për skuadrën nga Gjilani e shënoi Tusha. Për vendasit, shënuan Brusco dhe Haxhi.

Drita e kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Gjilan me rezultat 1:0, dhe me fitoren e dytë tregon një formë të mirë dhe paraqitje të pjekur në aspektin tekniko-taktik, duke merituar plotësisht kualifikimin.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani vazhdon rrugëtimin europian me shumë besim dhe objektiva të qarta për të shkuar sa më larg në garën më prestigjioze për klube.

 

Shpërndaj me të tjerët