Në një mot me shi dhe fushë të rrëshqitshme për lojë, Drita ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 10-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Epërsia për Dritën erdhi në minutën e 16-të, kur pas një harkimi nga Liridon Balaj, mbrojtësi ferizajas Ardit Ilazi e dërgoi topin në rrjetin e vet, duke marrë autogol për 1:0.
Në minutat e 37-të, pas një shënimi të pasaktë, Egzon Bejtullahu i Dritës shënoi autogol, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Pjesa e dytë më e mirë për kampionët në fuqi.
Në minutën e 51-të, pas një goditje të lirë të Besnik Krasniqit, Bejllahu këtë herë e dërgoi topin në portën e rivalit të tij, duke i dhënë Dritës epërsinë 2:1.
Rezultatin e vulosi Arthur, i cili në minutën e 80-të, duke shënuar nga një pozicion ballor për 3:1.
Me këtë fitore, Drita vazhdon serinë pozitive të rezultateve dhe forcohet në përfundimin e tretë të tabelës me 17 pikë , dy më pak se Ballkani dhe tetë më pak se lideri Prishtina.
