FC Drita U15 ka dominuar bindshëm këtë sezon në Ligën Rajonale të Futbollit të Grupmoshave të Gjilanit, duke u shpallur kampion vjeshtor i padiskutueshëm.
Ekipi 15-vjeçar i Dritës ka regjistruar një bilanc të jashtëzakonshëm: 12 ndeshje po aq 12 fitore, 87 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pranuar.
“Ky bilanc mbresëlënës tregon punën, disiplinën dhe talentin e ekipit, i cili dominoi çdo ndeshje dhe dëshmoi se është më i miri në kategorinë e vet,” ka deklaruar trajneri Alban Nevzati, i cili i ka uruar djemtë për këtë arritje të madhe.
Nevzati njihet për sukseset e tij të vazhdueshme me gjeneratat e reja të Dritës.
Kjo paraqitje e jashtëzakonshme konsiderohet një sinjal i fuqishëm se e ardhmja e klubit është e sigurt, me shumë prej këtyre të rinjve që pritet të jenë pjesë e ekipit senior në vitet e ardhshme.
