Drita zyrtarizon qendërmbrojtësin e ri, Abdoul Dante

Klubi Drita ka kënaqësinë të njoftojë ardhjen e futbollistit të ri Abdoul Dante, i cili do të forcojë radhët e skuadrës në pozicionin e qendërmbrojtësit.

Dante, 27 vjeç, vjen nga Mali i Afrikës dhe së fundmi ka luajtur në kampionatin e Lituanisë me ekipin FK Panevezys, ku ka zhvilluar 30 ndeshje gjatë sezonit që përfundoi në dhjetor.

Ai ka nënshkruar kontratë me Dritën deri në qershor 2027.

Ky përforcim synon të rrisë stabilitetin në mbrojtje dhe të kontribuojë në arritjet e klubit në sezonin aktual.

Shpërndaj me të tjerët