FC Drita ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar, duke nënshkruar kontratë me futbollistin Oniks Grezda, e vlefshme deri në vitin 2028.
Klubi bardhekaltër ka bërë të ditur se Grezda ka vendosur t’i besojë projektit të Dritës për hapin e radhës në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e një ekipi me ambicie të mëdha në garat vendore dhe evropiane.
Për finalizimin e këtij transferimi, FC Drita ka arritur fillimisht marrëveshje me klubin FK Kukësi për kartonin e lojtarit, të cilin klubi nga Gjilani e ka falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe marrëveshjen e arritur mes dy klubeve.
Me këtë transferim, Drita synon të forcojë edhe më shumë skuadrën në vazhdën e objektivave të saj sportive.
