Dy futbollistë nga skuadrat e qytetit të Gjilanit shënuan me prekjen e parë të topit në ndeshjet e javës së dhjetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Dalmatini nga Pula, Edi Basha, që këtë edicion po mbron ngjyrat e Gjilanit, realizoi menjëherë pas hyrjes në lojë.
Në minutën e 69-të, pas një harkimi të Prapashticës, Basha me prekjen e parë dërgoi topin në rrjetën e portierit Iljazi të Ballkanit, duke e sjellë skuadrën e Gjilanit në epërsi.
Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, e zhvilluar të shtunën në Suharekë, përfundoi me shifrat 1–1.
Një skenar i ngjashëm u pa edhe sot në Gjilan, në takimin Drita – Ferizaji.
Edhe këtu, i sapofuturi në lojë, Mike Arthur, me prekjen e parë të topit gjuajti nga një pozitë ballore me këmbën e majtë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së portierit Marko Jovanoski.
Ky gol vulosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, Drita – Ferizaji (3–1).

