Dy trajnerë nga Gjilani pjesë e Trajnimit Kombëtar të Xhudos 202

 

Ibraimi Hasani dhe Esat Selimi përfaqësojnë Gjilanin në Trajnimin e Trajnerëve të Xhudos Gjilani në qendër të zhvillimit të xhudos

Dy trajnerë nga Gjilani, Ibraimi Hasani dhe Esat Selimi, po marrin pjesë në Trajnimin për Zhvillimin e Kapaciteteve të Trajnerëve 2026, i cili po mbahet në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ky trajnim po organizohet për herë të parë për vitin 2026 dhe po zhvillohet nga data 12 deri më 18 janar 2026, si pjesë e programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”.

Në këtë trajnim po marrin pjesë trajnerë nga të gjitha klubet e xhudos në Kosovë, duke e bërë atë një aktivitet të rëndësishëm kombëtar për këtë sport.

Qëllimi i trajnimit është përmirësimi i aftësive profesionale të trajnerëve, avancimi i njohurive teknike dhe praktike, si dhe rritja e cilësisë së përgjithshme të xhudos në vend.

Programi i Trajnimit të Trajnerëve është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke konfirmuar përkushtimin institucional për zhvillimin dhe profesionalizimin e sportit të xhudos në Kosovë.

 

Shpërndaj me të tjerët