E dhimbshme: Ndërron jetë profesoresha e muzikës Afërdita Ismajli

 

Një tjetër lajm i rëndë ka goditur Komunën e Gjilanit brenda 24 orëve.

Ka ndërruar jetë profesorja e muzikës Afërdita Ismajli, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që e njohën.

Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor, ku thuhet se ajo u nda nga jeta në moshë të parakohshme.

Sipas njoftimit të familjes, Afërdita Ismajli do të kujtohet gjithmonë për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër human e njerëzor, ndërsa ikja e saj e hershme ka lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm.

Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, me Ikindi, në ora 14:08, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Familja falënderon të gjithë ata që po ndajnë dhimbjen me ta dhe që do të jenë pranë në këto momente të vështira.

Afërditën, Zoti e mëshiroftë, ndërsa kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm në zemrat e të gjithëve, thuhet ne njoftimin mortor të familjarëve të saj.

.

 

Shpërndaj me të tjerët