E mërkurë, ditë pushimi për nëpunësit e Administratës Publike në Komunën e Gjilanit

 

Komuna e Gjilanit ka njoftuar në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se të mërkurën do të jetë ditë pushimi për nëpunësit e Administratës Publike në Komunën e Gjilanit.

 

Në njoftim thuhet:

Të nderuar/a qytetarë/e dhe nëpunës/e të Administratës Publike të Republikës së Kosovës,

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, për nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës, ditë pushimi zyrtar do të jetë:

E mërkurë, 07 janar 2026 – Krishtlindjet Ortodokse.

 

Shpërndaj me të tjerët