“Edhe në borë edhe në shi, me Dritën jem sikur gjithënji.”

 

 

“Intelektualët” mobilizohen për ndeshjen Drita – Shkëndija, organizojnë udhëtimin drejt Prishtinës

 

“Edhe në borë edhe në shi, me Dritën jem sikur gjithënji.”

 

Me këtë moto karakteristike, simpatizuesit e kampionit aktual të Kosovës, Dritës, tifo-grupi i njohur “Intelektualët”, kanë nisur mobilizimin për sfidën e së enjtes kundër kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkëndijës së Tetovës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Conference League.

“Intelektualët” kanë njoftuar se për këtë duel prestigjioz organizojnë udhëtim të përbashkët me autobusë drejt kryeqytetit, për të ofruar mbështetje të fuqishme për bardhekaltrit.

Detajet e udhëtimit:
• Vendi i nisjes: Stadiumi i qytetit në Gjilan “Selami Osmani – Bezi”
• Koha e nisjes: 18:00
• Grumbullimi: nga ora 17:00

Tifo-grupi u bën thirrje të gjithë tifozëve të jenë të pranishëm me kohë dhe të organizuar për ta mbështetur Dritën në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.

 

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët