Ekspertë të jashtëm mirëmbajnë makineritë në “Fundamenti”

 

 

Për të garantuar shërbime sa më efikase dhe profesionale, kompania Fundamenti nga Gjilani, e specializuar në përpunimin e granitit, mermerit dhe gurëve natyralë,  ka angazhuar ekspertë të jashtëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive të saj të avancuara.

“Ka tash një javë që kemi sjellë në kompaninë tonë një ekspert italian, i cili është duke kontrolluar dhe mirëmbajtur makinat që përdorim në prodhim”, deklaron pronari i kompanisë, Bashkim Halili.

Fundamenti operon me makineri CNC të teknologjisë së fundit, të prodhuara nga markat prestigjioze italiane si: Donatoni, Comandulli, Sasso dhe Brembana. Duke qenë se të gjitha makinat janë prodhim italian, edhe ndërhyrjet teknike bëhen nga specialistë të kualifikuar nga Italia.

 

Është krejtësisht e natyrshme që herë pas here të ndodhin defekte teknike. Ne jemi të përkushtuar që të jemi të sinqertë dhe korrektë, fillimisht me veten dhe pastaj me klientët tanë, prandaj sigurojmë mirëmbajtje profesionale në kohë”, thekson Halili.

Kompania Fundamenti është e njohur për korrektësinë, përkushtimin dhe cilësinë e lartë të punës, duke qenë një emër me autoritet dhe reputacion të qëndrueshëm jo vetëm në rrethinën e Gjilanit, por edhe më gjerë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët