Emergjenca e Spitalit të Gjilanit zhvendoset në objektin e Gjinekologjisë

 

Drejtoria e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan ka njoftuar se për shkak të renovimeve që po zhvillohen, disa shërbime do të transferohen në objektin e Gjinekologjisë.

Nga sot, 16 shtator 2025, ora 15:00, Shërbimi i Emergjencës fillon punën në objektin e Gjinekologjisë,  kati i parë, hyrja kryesore.

Në objektin e Gjinekologjisë do të funksionojnë këto shërbime:

  • Kati I: Laboratori, Qendra e Mjekësisë Familjare, Emergjenca, Ambulanca Specialistike
  • Kati II: Gjinekologji & Akusheri, Neonatologji, Kirurgji, Ortopedi, Sallat Operative
  • Kati III: ORL, Oftalmologjia, Urologjia, Patologjia, ÇEV

Drejtoria e spitalit bën thirrje për mirëkuptim nga qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe më gjerë gjatë periudhës së zhvendosjes së shërbimeve.

 

Shpërndaj me të tjerët