Pas përfundimit të Kampionatit Evropian për vajza U18 – Divizioni B, trajneri gjilanas Qëndrim Demi ka ndarë një mesazh falënderues dhe emocional për përvojën e tij si trajner kryesor i Kombëtares së Kosovës U18.
“Një nder dhe privilegj që do ta mbaj gjithmonë me vete,” u shpreh Demi, duke theksuar se udhëheqja e kësaj skuadre përfaqësonte një përgjegjësi të madhe profesionale, por mbi të gjitha një përvojë të veçantë njerëzore dhe sportive.
Ai vlerësoi përkushtimin e lojtareve, punën e palodhshme të stafit dhe mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke nënvizuar se çdo ndeshje dhe stërvitje ishte një hap drejt rritjes së përbashkët, si ekip dhe si individë.
“Jam mirënjohës që isha pjesë e këtij kapitulli,” përfundon Demi, duke lënë të hapur derën për angazhime të mëtejme në zhvillimin e basketbollit të vajzave në nivel kombëtar.