Erdhi me shumë bujë, largohet pas një sezoni:Redi Kasa dhe SC Gjilani ndajnë rrugët

 

Sport Club Gjilani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Redi Kasa, vetëm një sezon pas ardhjes së tij në klub.

Kasa iu bashkua SC Gjilanit në verën e vitit të kaluar, pas një interesi dhe përpjekjesh të konsiderueshme nga klubi për ta transferuar nga Egnatia.

Megjithatë, pas një sezoni të kaluar së bashku, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se, me marrëveshje të ndërsjellë, është arritur ndërprerja e parakohshme e kontratës me futbollistin.

Njoftim zyrtar | Mbyllet kapitulli me futbollistin Redi Kasa

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se, me marrëveshje të ndërsjellë, është arritur ndërprerja e parakohshme e kontratës me futbollistin Redi Kasa.

Redi Kasa iu bashkua SC Gjilanit në verën e vitit të kaluar nga Egnatia dhe gjatë periudhës së angazhimit të tij me klubin, ai u paraqit në 7 ndeshje kampionale dhe në 1 ndeshje të Kupës.

Sport Club Gjilani e falënderon futbollistin Redi Kasa për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së qëndrimit në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive.

SC Gjilani i dëshiron futbollistit suksese në angazhimet e ardhshme, ndërsa klubi vazhdon përgatitjet për sfidat e radhës

 

 

Shpërndaj me të tjerët