Erina Sherifi, karateiste e klubit AS Gjilan, u ndal në xhiron e dytë të turneut ndërkombëtar Basel Open 2025 në Zvicër.
“Erina ndalet në xhiron e dytë, edhe pse po udhëhiqte 4:0, por në sekondat e fundit, pas dy gabimeve, humbi luftën. Por këto ndodhin te sportistët dhe janë të natyrshme,” tha trajneri i saj, Alban Beqiri.
Ai shtoi duke përdorur një term motivues në gjuhën angleze: “Never Stop”, duke theksuar se kjo nuk është fundi, por një hap drejt sfidave të reja. Erina tashmë vazhdon përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar në Spanjë, duke treguar vendosmërinë dhe përkushtimin e saj të palëkundur.