Faleminderit, Erolind Kërqeli, Drita i uron suksese në kapitullin e ri
Klubi i KV Drita ka ndarë sot një mesazh të veçantë për lojtarin e saj të dashur, Erolind Kërqeli, i cili nga sot nis një kapitull të ri në karrierën e tij në Gjermani.
“Prej ditës së parë e deri sot, emri yt ka qenë gjithmonë i lidhur me fanellën e KV Drita. Me përkushtim, sakrificë dhe shpirt luftarak, ke dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke qenë shembull për bashkëlojtarët dhe frymëzim për klubin tonë,” thuhet në mesazhin e klubit.
KV Drita thekson se klubi do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij, ndërsa Erolind do të mbetet pjesë e historisë së klubit.
“Dyert tona janë gjithmonë të hapura për ty,” përfundon mesazhi.
Klubi i uron shumë suksese në rrugën profesionale dhe jetësore, duke e falënderuar për të gjithë kontributin dhe momentet e paharrueshme gjatë karrierës së tij me fanellën e Dritës.

