Eros Berisha fiton medaljen e artë në garën ballkanike të Muay Tha

Djaloshi 16-vjeçar nga Gjilani, Eros Berisha, ka arritur sukses të madh duke fituar medaljen e artë në garën ballkanike Ballkan Open Cup, e cila u mbajt sot në Prishtinë, me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve: Kosova, Shqipëria, Bosnja, Greqia, Turqia dhe Mali i Zi.

Berisha garoi në kategorinë deri në 63.5 kg, ku morën pjesë 16 garues.

Për shkak të mungesës së kundërshtarëve në kategorinë e tij, ai zhvilloi një meç vendimtar, ku arriti të mposht një garues nga Ferizaj dhe kështu të sigurojë medaljen e parë të artë në një event ndërkombëtar.

I entuziazmuar pas triumfit, Eros u shpreh se kjo fitore, pavarësisht emocioneve të para në ring, i jep më shumë motivim për të vazhduar rrugën drejt sukseseve të tjera në sportin e Muay Tha-së.

Ndryshe, Erosi njihet si sportist i edukuar i urtë dhe i disiplinuar, ndërsa çdo ditë e më shumë e do dhe e përqafon këtë sport, duke treguar përkushtim e dashuri të veçantë për të.

 

Shpërndaj me të tjerët