Është hedhur shorti për sezonin e ri në Superligën A të Volejbollit!

 

KV Drita është gati për sfidat e reja në Raiffeisen Superliga A – Meshkujt, sezoni vjeshtor 2025/26.
Në parket do të ketë përballje të zjarrta, ku bardh e kaltërit do të synojnë të dëshmojnë forcën, pasionin dhe unitetin e tyre në çdo ndeshje.

Sezoni nis më 27/28 shtator, me ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Pejës.

 “Së bashku, le të qëndrojmë të bashkuar, të mbushim palestrën dhe të japim energjinë tonë për djemtë bardh e kaltër. Na pret një tjetër edicion emocionues e plot spektakël. Përpara DRITA!”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Shpërndaj me të tjerët