Është pensionuar profesoresha e gjuhës shqipe, Nexhmije Hajrullahu

 

Pas një karriere të gjatë e të suksesshme në arsim, është pensionuar profesoresha e gjuhës shqipe Nexhmije Hajrullahu, një emër i njohur dhe shumë i respektuar në komunitetin arsimor të Gjilanit.

Karrierën saj profesionale, Nexhmije Hajrullahu e nisi në vitet 1985–1986 si mësimdhënës në Malishevë, në shkollën “Emin Duraku”.

Më pas, për gjashtë vite ajo ushtroi profesionin në fshatin Uglar, për t’u rikthyer më vonë në Malishevë.

Rrugëtimi i saj arsimor vazhdoi më pas në Gjilan, duke  dhënë kontribut të çmuar në shkollën “Rexhep Elmazi”, ku përveç mësimdhënies ka mbajtur edhe detyrën e zëvendësdrejtoreshës.

 

Ajo së fundi ka shërbyer si profesoreshë e rregullt në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku  edhe e përmbylli me dinjitet dhe përkushtim dekada të tëra pune.

Nexhmija  është vlerësuar gjithmonë për profesionalizëm, etikë të lartë, përgatitje të shkëlqyer dhe dashurinë e veçantë për nxënësit.

Kolegët, drejtuesit dhe shumë gjenerata nxënësish kujtojnë me mirënjohje punën e saj të palodhshme dhe ndikimin e qëndrueshëm në edukimin e tyre.

Urime profesoreshë, me dëshirën për një pensionim të shëndetshëm dhe të mbushur me qetësi e ngrohtësi familjare.

 

Shpërndaj me të tjerët