Fakulteti i Shkencave Sociale zgjeron bashkëpunimin me Qendrën Kosovare për Diplomaci

 

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendra Kosovare për Diplomaci, në kuadër të zgjerimit të partneriteteve me organizatat e shoqërisë civile dhe sektorin e diplomacisë.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta, organizim të trajnimeve, debateve dhe aktiviteteve me karakter diplomatik, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa që lidhen me politikën e jashtme, diplomacinë dhe çështjet ndërkombëtare.

Në emër të Fakultetit të Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka”, marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendra Kosovare për Diplomaci e nënshkroi Prodekani, Prof. Ass. Dr. Blerim Haziri.

Gjatë takimeve të zhvilluara, Prodekani Haziri, theksoi rëndësinë e këtyre marrëveshjeve për zhvillimin institucional të fakultetit dhe përgatitjen profesionale të studentëve.

Ai nënvizoi se ndërlidhja me organizatat profesionale krijon hapësira konkrete për zhvillimin e aftësive praktike dhe orientimin e hershëm akademik.

 

 

Shpërndaj me të tjerët