Fatmir Spahiu – Bufi: “Çka ka Drita që nesër mos ta mposht bindshëm Copenhagenin?”

 

Një nga aktorët më të dashur dhe më të mirë shqiptarë, Fatmir Spahiu – Bufi, në një postim të bërë mbrëmë në Facebook, ka befasuar me optimizmin e tij për ndeshjen e madhe që Drita do ta zhvillojë kundër gjigantit danez, FC Copenhagen, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në stilin e tij të njohur dhe me ndjenja të thella për klubin e zemrës, Bufi shkruan:

Une po pyjes, çka ka Drita qe neser nuk e mun bindeshem Copenhagen? Vec qeto kallxomani dikush?”

Ky reagim i Bufit ka ngjallur shumë reagime pozitive në rrjet, ku komentues të shumtë ndanë të njëjtin entuziazëm për sfidën që i pret gjilanasit.

Tifoz i përjetshëm dhe themelues i “Intelektualëve”

Përveç që është një emër i madh në skenën teatrore dhe televizive shqiptare, Fatmir Spahiu është edhe një nga themeluesit e grupit të tifozëve më të flaktë në Kosovë, “Intelektualët”. Dashuria e tij për Dritën është publike, e vazhdueshme dhe shpeshherë shprehet në forma kreative, si ky postimi i fundit.

Bufi nuk është thjesht tifoz. Ai është njohës i thellë i futbollit kosovar, lexues i mirë i ndeshjeve dhe besnik i ekipit bardhekaltër që nga fëmijëria.

Përtej humorit: një besim i madh në ekip

Edhe pse mund të tingëllojë si një batutë tipike “alla Bufi”, ky postim bart një mesazh të fortë motivues për ekipin e Dritës: se nuk ka asgjë të pamundur, dhe se me zemër, lojë të disiplinuar dhe mbështetje nga tribuna, mrekullitë ndodhin.

 

 

Shpërndaj me të tjerët