Edhe pse numërimi final i votave për zgjedhjet lokale nuk ka përfunduar ende, kandidati i ri për Kuvendin Komunal të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Fatos Ramadani, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve përmes një postimi në Facebook.
Në postimin e tij, Ramadani thekson:
“Të nderuar gjilanas, të dashura shoqe e shokë, jam thellësisht mirënjohës dhe falënderues për besimin që mora në këto zgjedhje. Duke e ditur se nga tani e tutje do të jem përfaqësues i zërit të të gjithë qytetarëve të komunës sonë, ndjehem jashtëzakonisht i privilegjuar dhe me përgjegjësi ndaj jush. Punën dhe angazhimin tim për komunitetin do ta kryej me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.”
Ai gjithashtu ka shtuar:>“Do të jem i hapur çdoherë për secilin prej qytetarëve tanë, si për ata që nuk më kanë votuar, poashtu edhe për votuesit e mi. Unë do të jem adresa juaj për t’i paraqitur kërkesat tuaja, të cilat do t’i dëgjoj dhe trajtoj me përpikëri dhe përgjegjësinë më të madhe.
Ky postim tregon përkushtimin e kandidatit të ri ndaj komunitetit dhe gatishmërinë për të punuar për të mirën e qytetarëve të Gjilanit, pavarësisht bindjeve politike.
