FC Drita ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve dimërore në Antalya të Turqisë.
Skuadra nga Gjilani është përballur me ekipin sllovak FC Michalovce, në një takim që ka përfunduar pa fitues me rezultat 1:1.
Golin për skuadrën bardhekaltër e ka realizuar sulmuesi Blerim Krasniqi, i cili barazoi shifrat dhe i siguroi Dritës një rezultat pozitiv në këtë përballje testuese.
Kjo ndeshje pritet të jetë e fundit për Dritën në fazën përgatitore në Turqi, pasi ekipi më 31 janar do të rikthehet në Gjilan, ku do të vazhdojë përgatitjet për nisjen e pjesës pranverore të kampionatit.
Stafi teknik ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e skuadrës, ndërsa fokusi tashmë mbetet në gatishmërinë optimale për ndeshjet zyrtare që e presin ekipin në vazhdim të sezonit.

