Klubi i futbollit Drita ka udhëtuar drejt Sllovenisë për ndeshjen e kthimit ndaj ekipit të Celjes.
“Intelektualët” synojnë të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, e cila përfundoi 2:3 në favor të sllovenëve pas një drame në Prishtinë.
Pavarësisht disavantazhit minimal, te kampi gjilanas mbretëron optimizmi.
Trajneri dhe ekipi janë fokusuar në eliminimin e gabimeve të ndeshjes së parë, duke besuar te kualiteti i grupit për të siguruar kualifikimin tutje në garat evropiane.
Dueli vendimtar mes Celjes dhe Dritës luhet nesër, me fillim nga ora 18:45.
