FC Drita hap akreditimet për ndeshjen ndaj Shkëndijës

 

FC Drita njofton të gjitha mediat e interesuara se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjen Drita – Shkëndija .

Gazetarët mund të aplikojnë duke dërguar E-mail në press@dritafc.com, duke bashkëngjitur të dhënat personale dhe informacionet për kompaninë ose mediumin që përfaqëson.

Afati i fundit për aplikim: 25 Tetor, ora 16:00.
Aplikimet e dërguara pas kësaj kohe nuk do të shqyrtohen, kurse gazetarët e akredituar do të njoftohen me kohë përmes emalit.

 

Shpërndaj me të tjerët