FC Drita ka hapur procesin e akreditimit për ndeshjen ndaj Omonia Nicosia

FC Drita ka njoftuar të gjitha mediat e interesuara se është hapur procesi i akreditimit për mbulimin e ndeshjes FC Drita – Omonia Nicosia.

Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave mund të aplikojnë përmes emailit press@dritafc.com, duke bashkëngjitur të dhënat personale dhe informacionin e mediumit që përfaqësojnë.

Afati i fundit për aplikim: 21 tetor, ora 19:00.
Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen, ndërsa gazetarët e akredituar do të njoftohen me kohë përmes emailit.

Linku për blerjen e biletave: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

 

 

Shpërndaj me të tjerët