FC Martils nga Prishtina është shpallur kampion i Turneut Tradicional “Rogana 2025”, pas një fitoreje bindëse në finale kundër KF Klaja nga Kopernica, me rezultat 5:2.
Krahas trofeut, vendi i parë fitoi shpërblimin prej 2,500 eurosh dhe medalje, ndërsa vendi i dytë u shpërblye me 1,000 euro.
Çmimet individuale të turneut: lojtari më i mire Ramadan Alaj, golashënuesi më i mirë: Shabi Behluli, portieri më i mirë: Eduan Beqiraj
Në finalen e madhe ishin të pranishëm edhe figura të njohura publike, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, si dhe drejtorin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti.
Turneu, i cili mbahet në nderim të dy dëshmorëve të rënë në betejën e Koshares, këtë vit mblodhi 32 ekipe pjesëmarrëse nga të gjitha trevat shqiptare. Organizimi ishte në nivel të lartë dhe u shoqërua me interesim të jashtëzakonshëm nga ana e publikut.