Fëmijët e klasave të dyta tregojnë talent në kuzhinë

 

Nga kuzhina në kreativitet: Nxënësit e “Rexhep Elmazi” përgatitin ëmbëlsira dhe mësuan vlera të punës në grup

Nxënësit e klasave të dytë, II-3 dhe II-4, të Shkollës Fillore “Rexhep Elmazi”, përjetuan një eksperiencë të veçantë dhe argëtuese duke marrë pjesë në aktivitetin praktik me temën “Si ta përgatisim një ëmbëlsirë”.

Aktiviteti u organizua dhe udhëhoq nga mësueset Shpresa Shabani Uruqi dhe Ardita Sylejmani, të cilat u fokusuan në zhvillimin e aftësive praktike dhe kreativitetit të nxënësve.

Gjatë aktivitetit, fëmijët ndoqën me entuziazëm të gjithë hapat e përgatitjes së ëmbëlsirës, duke bashkëpunuar në grup dhe duke praktikuar komunikimin, organizimin dhe kreativitetin.

Përveç aspektit praktik, ky aktivitet i dha nxënësve mundësinë të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit, përgjegjësisë dhe punës ekipore, duke i motivuar që të mësojnë përmes përvojës.

Ky aktivitet tregon se mësimi mund të jetë i këndshëm, i dobishëm dhe motivues, duke u dhënë fëmijëve aftësi të vlefshme për jetën e përditshme dhe duke i frymëzuar të krijojnë, eksperimentojnë dhe të ndjehen krenarë për arritjet e tyre.

 

Top of Form

Bottom of Form

 

Shpërndaj me të tjerët