Finlanda i jep “shuplakë” Serbisë dhe e eliminon nga EuroBasket 2025

 

Finlanda ka shkaktuar befasinë e madhe në Raundin e 16-të të EuroBasket 2025, duke e eliminuar Serbinë me rezultat 92–86. Për ekipin finlandez, ku luan edhe kosovari Edon Maxhuni, kjo fitore historike erdhi falë lojës së mençur, mbrojtjes së fortë dhe gjuajtjeve precize.

Serbia, e cilësuar si një ndër favoritët për ta fituar turneun, nuk arriti të përballonte ritmin e finlandezëve. Ylli i skuadrës, Lauri Markkanen, shkëlqeu me 29 pikë, ndërsa Jantunen (15), Valtonen (13) dhe Little (13) kontribuan me shifra dyshifrore. Në anën tjetër, Nikola Jokić e mbylli ndeshjen me 33 pikë dhe 8 ribaunde, kurse Nikola Jović shtoi 20 pikë, por pa mundur t’ia shmangin eliminimin Serbisë.

Në çerekfinale, Finlanda do të përballet me fituesin e duelit mes Gjeorgjisë dhe Francës.

 

Shpërndaj me të tjerët