Fitore bindëse për Gjilanin ndaj Rilindjes 1974

 

SC Gjilani ka regjistruar një fitore të pastër 3-0 në miqësoren ndaj KF Rilindja 1974 nga Prishtina.
Golat për “kuqebardhët” u shënuan nga Albin Prapashtica në minutën e 47-të dhe dy herë nga Robert Rrahmani në minutat 55 dhe 73.

Kjo sfidë shërbeu si test i rëndësishëm para nisjes së kampionatit, pas fazës përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ku gjilanasit nuk kishin arritur të shënonin fitore në ndeshjet kontrolluese.

 

Shpërndaj me të tjerët