Hera e parë që flamuri i UÇK-së ka valuar në Presidencën e Republikës së Kosovës është gjatë gjithë këtyre 5 viteve të këtij mandati të Presidentes Vjosa Osmani.
Një simbol i sakrificës për liri, i nderimit për dëshmorët dhe i shtetit që nuk harron rrënjët e veta.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale këshilltari për siguri i Presidentes, gjeneral brigade dr. Sefer Isufi, i cili e ka ndarë këtë moment me ndjekësit e tij në Facebook.
Ky akt vlerësohet si një mesazh i qartë respekti ndaj luftës çlirimtare dhe si dëshmi se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të ndërtuara mbi sakrificën dhe gjakun e atyre që ranë për liri, duke e ruajtur kujtesën historike si pjesë të identitetit shtetëror.
Flamuri i UÇK-së valon për herë të parë në oborrin e Presidencës së Kosovës

