Kristal Abazaj është përforcimi më i ri i skuadrës së Dritës ! Një futbollist me eksperiencë dhe cilësi të lartë i shtohet repartit ofensiv të klubit, duke sjellë besim dhe energji të re për sezonin e ri.
Pas një angazhimi maksimal dhe negociatash të suksesshme, drejtori sportiv Valon Zymberi arriti ta finalizojë marrëveshjen që e sjell Abazajn te Drita.
Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin dhe pritet të jetë një armë e fuqishme në dispozicion të trajnerit Ramadani.
Kristal Abazaj ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar. Ai ka luajtur në Superligën shqiptare, ndërsa përvojën ndërkombëtare e ka fituar te klubet Anderlecht në Belgjikë, në ligën kroate, si dhe në atë turke.
Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren A të Shqipërisë më 16 mars 2018 nga trajneri Christian Panucci, për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.