Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar Formacionin e Vitit 2025 (4-4-2), ku skuadra kampione e Kosovës, FC Drita, ka një prezencë të fuqishme, me pesë lojtarë të përfshirë, nga porta deri në sulm.
Në këtë 11-she më të mirë të vitit janë përzgjedhur: Faton Maloku (portier), Besnik Krasniqi dhe Egzon Bejtullahu (mbrojtës), Albert Dabiqaj (mesfushor) dhe Arb Manaj (sulmues), të gjithë pjesë kyçe të suksesit të Dritës gjatë vitit 2025, brenda dhe jashtë Kosovës.
Formacioni i Vitit 2025 (4-4-2):
Portier: – Faton Maloku (Drita)
Mbrojtës: – Besnik Krasniqi (Drita) – Egzon Bejtullahu (Drita) – Bajram Jashanica – Arlind Veliu
Mesfushorë: – Arianit Hasani – Albert Dabiqaj (Drita) – Etnik Brruti – Walid Hamid
Sulmues: – Sunday Adetunji – Arb Manaj (Drita)
Kjo përzgjedhje e pesë futbollistëve të Dritës në formacionin e vitit konfirmon jo vetëm dominimin e klubit gjilanas në Superligë, por edhe cilësinë dhe stabilitetin që kjo skuadër ka ndërtuar në çdo repart.
Formacioni është përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës, bazuar në paraqitjet individuale dhe kontributin gjatë tërë vitit 2025.
