Fotografi i njohur nga Kamenica, Arian Mavrqiqi, nuk e ka vetëm profesion fotografinë, por edhe një mision tjetër: mirëmbajtjen e ambientit të hapur dhe veçmas të natyrës.
Kudo që shkon, nëse gjen ndonjë vend të papastër, ai nuk ngurron ta pastrojë vetë ose së bashku me grupin e tij. Kështu ndodhi edhe së fundi, gjatë një prej daljeve të tij të përditshme, gjë të cilën e ndau me ndjekësit në llogarinë e tij në Facebook.
“Kështu ishte, dhe kështu e lashë unë! Shpresoj që të punojmë të gjithë bashkë për Kosovën tonë të dashur, pa mbeturina”, ka shkruar Mavrqiqi.