Një delegacion i Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së në Gjilan ka vizituar Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gjilan, ku është pritur nga komandanti i Regjimentit, nënkolonel Arben Abdylit, së bashku me stafin e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhevdet Mehmeti, kryetar i OVL-së së UÇK-së në Gjilan, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar lart pritjen institucionale dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“Faleminderim komandantit të Regjimentit, nënkolonel Arben Abdylit, dhe stafit të tij për pritjen institucionale që na kanë bërë sot në Kazermën e FSK-së në Gjilan, për përfaqësuesit e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së”, ka shkruar Mehmeti.
Gjatë këtij takimi, delegacioni është njoftuar se nga ana e FSK-së u është ndarë edhe mirënjohje, në shenjë respekti dhe falënderimi për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm ndërinstitucional.

