Pronari i kompanisë Fundamenti Granit-Mermer në Gjilan, Bashkim Halili, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sërish panairin më të madh dhe më të rëndësishëm të makinerisë moderne në Verona të Italisë.
Halili njihet për përkushtimin e tij që asnjëherë të mos mungojë në këto evente ndërkombëtare, me synimin e vetëm që ndërmarrja e tij të mbetet gjithmonë koherente me zhvillimet dhe teknologjitë më të avancuara botërore, të cilat vitet e fundit kanë marrë hov të madh.
Në panair, përfaqësuesit e Fundamenti Granit-Mermer patën mundësinë të shohin nga afër materiale të klasit të parë, mjete pune të domosdoshme dhe makineri moderne të gjeneratës së fundit.
Kompania që drejton Halili, tashmë e njohur jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë kufijve të saj, posedon teknologjinë më të avancuar në fushën e përpunimit të gurit, duke e bërë emrin Fundamenti Granit-Mermer sinonim të cilësisë dhe profesionalizmit.
Fundamenti Granit-Mermer mbetet adresë e besueshme për cilësi, elegancë dhe zgjidhje moderne, duke iu ofruar klientëve më të mirën që sjell tregu botëror.