Shkruan:Sylejman Ismajli
Pas fitores ndaj Sllovenisë, Kombëtarja Dardane siguroi fazën Play Off drejt Kampionatit Botëror ne SHBA, Kanada dhe Meksike.
Gëzimi, lotët dhe emocionet e futbollisteve tanë e bene krenar gjithe kombin. Jemi edhe një hap afër ëndrrës se madhe Botërorit.
Kosova nisi nga zero para vetëm 9 viteve. Vetëm entuziazmi na mbante gjalle, por dale ngadalë u ndërtua një kombëtare qe sot i bën shume shtete ta kenë zili.
Ne ketë rrugëtim, një rol te madh ka pasur edhe kryetari i FFK- se, Agim Ademi. Pavarësisht fyerjeve, sulmeve dhe paragjykimeve te shumta nga gazetare e analiste, ai vazhdoi me profesionalizëm dhe vizion.
Edhe ardhja e trajnerit gjerman Franco Foda u prit me kritika e dyshime, por puna e tij u pa ne fushe: rinovim i kombëtares, afrimi i talenteve te rinj, përfshirja e lojtareve nga Superliga… dhe sot jemi ne Play Off.
Nuk mund te mohohet se ky sukses eshte i gjithe stafit te FFK- se qe ka punuar pa u ndalur, si dhe futbollisteve tanë te talentuar qe po dëshmohen çdo dite e me shume. Ky eshte rezultat i një pune te përbashkët, i një vizioni te qarte dhe i një besimi te pathyeshëm ne Kombëtaren tone.
Vizioni, durimi dhe largpamësia e Agim Ademit po shpërblehen. Sot, kur kemi arritur ketë faze suksesi, shume kush hesht ndoshta te habitur nga rezultatet.
Por për te, këto nuk janë befasi. Janë rezultat i punës.
Dhe për ata qe nuk lanë gjë pa thënë e pa shkruar kundër tij…
Ndoshta eshte koha te kërkojnë falje.
(Autori është gazetar shumëvjeçar i sportit)
.
.

