Futbolli kosovar në qendër të vëmendjes, Infantino viziton Kosovën sërish!

 

Kosova mirëpret për herë të dytë Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në një vizitë që shënon një moment të rëndësishëm për futbollin vendor. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, tha se kjo vizitë është dëshmi e mbështetjes së madhe që FIFA i jep Kosovës, duke kujtuar se në Kongresin e parë të Infantinos në vitin 2016, Kosova u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një ngjarje historike për sportin tonë.

Falë programit “FIFA Forward”, futbolli kosovar ka përjetuar zhvillim të jashtëzakonshëm në infrastrukturë, futbollin e femrave dhe akademitë e të rinjve. Vizita e sotme dhe dekorimi i Infantinos nga Presidentja Vjosa Osmani simbolizojnë respekt dhe frymëzim për gjeneratat e reja.

“Mirë se vjen sërish në Kosovë, President Infantino! Kosova është shtëpia juaj”, tha Ademi, duke theksuar përkushtimin e FFK-së për ta çuar futbollin kosovar në nivele edhe më të larta.

 

Shpërndaj me të tjerët