Sulmuesi gjilanas dhe i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është bërë shënjestër e ofendimeve të rënda nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë. Sjellja skandaloze e tifozëve ka shkaktuar reagim të menjëhershëm, duke detyruar Federatën e Futbollit të Rusisë të hapë procedura disiplinore ndaj klubit.
Në atë përballje, Daku arriti të shënojë një gol që u anulua nga VAR-i. Ironikisht, gjatë kësaj vere ai ishte shumë pranë transferimit te Zeniti, por vendosi të qëndrojë te Rubini, që i rinovoi kontratën.