Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica , ka vendosur në faqen e tij në Facebook kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga kjo komunë për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.
Gagica i ka cilësuar kandidatëve si të denjë, me integritet, përvojë dhe vizion , të cilët janë të dëshmuar në shumë etapa jetësore.
“Krah kryetarit Ramush Haradinaj, gjashtë kandidatët e Gjilanit, njerëz me integritet, përvojë dhe vizion, të gatshëm për zgjedhjet e dhjetorit. Të bashkuar dhe të vendosur, krah Ramush Haradinajt, krah kandidatëve të Gjilanit dhe krah Listës së Aleancës me numër 129, për përfaqësim të denjë për Gjilanin dhe Kosovën:, ka shkruara Gagica.
Sipas tij, AAK hyn në këto zgjedhje me një ekip të unifikuar dhe të gjithë për të përballuar sfidat politike dhe për të avancuar interesat e të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

